Përfaqësues të mediave protestuan para Kuvendit kundër ndryshimeve të propozuara në Kodin Penal për shpifjen dhe fyerjen. Ata i bënë thirrje deputetëve të mos e votojnë projektligjin, duke argumentuar se nuk përputhet me standardet e Bashkimit Europian dhe rrezikon lirinë e shprehjes.