
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë.
Veliaj është i pranishëm në sallë dhe përfaqësohet nga avokati Sokrat Gjermeni. Prokuroria e Posaçme përfaqësohet nga prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani.
Kërkesa mbështetet në argumentin se nuk ekziston më rrezik për prishje provash, pasi çështja ka kaluar për gjykim. Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025.
Ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në bashkëpunim me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës.