
Qeveria miratoi projektligjin për Amnistinë Penale, i cili parashikon lirim të menjëhershëm dhe ulje dënimi për një numër të konsiderueshëm të dënuarish në burgjet shqiptare. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, deklaroi se nga kjo amnisti përfitojnë gra, të mitur dhe shtetas të huaj.
Sipas të dhënave zyrtare, 447 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm, 853 të tjerë ulje dënimi, ndërsa mbi 5 mijë persona që ndodhen nën masa alternative amnistohen nga Shërbimi i Provës. Po ashtu, pushohet ndjekja penale për rreth 14 mijë procedime për vepra të lehta. Projektligji do të depozitohet në Kuvend për shqyrtim dhe miratim.