
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria renditet ndër vendet ku ekonomia përbën shqetësimin kryesor kombëtar për shumicën e popullsisë. Sipas një studimi të ri global të Gallup, 58% e shqiptarëve përmendin çmimet e larta, pagat e ulëta dhe standardin e jetesës si problemin kryesor.
Studimi, i prezantuar në World Governments Summit dhe i zhvilluar në 107 vende, tregon se shqetësimet ekonomike janë më të theksuara në vendet me të ardhura më të ulëta, ku pasiguria financiare ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve.