29.10.2026
Politike

Rama reagon ndaj pretencës në Hagë

Kryeministri Edi Rama reagoi pas shpalljes së pretencës së Prokurorisë së Gjykatës Speciale në Hagë, e cila kërkoi gjithsej 180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Rama u shpreh se nuk arrin të gjejë “fillin logjik” të arsyetimit të Prokurorisë për një kërkesë kaq të rëndë, duke thënë se i duhet kohë për ta përtypur atë që u paraqit sot “në zemër të Europës demokratike”.

Pretenca shënon një nga momentet kyçe të procesit gjyqësor ndaj ish-liderëve të UÇK-së, të cilët kanë deklaruar vazhdimisht pafajësinë e tyre.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.