30.10.2026
Sociale

Aktorja padit për përdorimin e imazhit nga ministrja virtuale

Aktorja Anila Bisha ka paditur në gjykatë për përdorimin e zërit dhe imazhit të saj nga ministrja virtuale “Diella” në Qeverinë e Shqipërisë.

Kërkesa është depozituar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë. Ajo kërkon ndalimin e përdorimit të të dhënave të saj dhe dëmshpërblim 1 milion euro për dëmtim imazhi.

Sipas padisë, Bisha kishte dhënë pëlqim që zëri dhe figura e saj të përdoreshin vetëm për asistentin virtual të portalit qeveritar e-Albania.

Të paditur janë Këshilli i Ministrave i Shqipërisë, kryeministri, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe një kompani private.

“Diella” është ministre virtuale e krijuar me inteligjencë artificiale për çështje të prokurimeve publike.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.