
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur ndërhyrje për stabilizimin e zonës pas rrëshqitjes në aksin Elbasan–Librazhd–Qafë Thanë.
Po hiqen masat e dherave për të hapur terrenin ku do të kryhet studimi gjeologjik dhe vlerësimi teknik.
Njëkohësisht po sistemohet rrjedha e lumit Shkumbin, e cila po orientohet në krahun e majtë për të krijuar hapësirë për një rrugë alternative përgjatë linjës hekurudhore.
Pas studimit, do të ripunohet projekti i zbatimit për aksin rrugor.