
Kuvendi zhvillon sot seancën plenare të radhës, e cila nis me pyetje–përgjigje me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, me kërkesë të deputetit Erion Braçe.
Deputetët do të zhvillojnë më pas pyetje–përgjigje edhe me ministrin e Bujqësisë, Andis Salla.
Në rend dite është projektligji për ndryshime në ligjin për sistemin arsimor parauniversitar, nismë e deputetes Evis Kushi.
Kuvendi do të shqyrtojë gjithashtu ratifikimin e një marrëveshjeje huaje me KfW për programin “Infrastruktura bashkiake V – faza II”.
Në rend dite janë edhe projektligji për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, ndryshime në ligjin për transferimet ndërkombëtare të mallrave ushtarake, si dhe ndryshime në taksat kombëtare dhe në financat e vetëqeverisjes vendore.