29.10.2026
Politike

PS nis përgatitjet për zgjedhjet 2027

Partia Socialiste ka mbledhur kryetarët e saj në 61 bashkitë e vendit për të nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, zhvilloi takimin në selinë e PS, në kuadër të turit “Punët për Shqipërinë”. Fokusi, sipas tij, ishte rienergjizimi i strukturave dhe organizimi i procesit zgjedhor brenda partisë.

Klosi tha se ky proces synon të forcojë forumet drejtuese dhe të përgatisë partinë për një tjetër fitore bindëse në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Ai theksoi se nga ky riorganizim, Partia Socialiste do të dalë më e fortë dhe më e gatshme për sfidën elektorale të 2027-ës.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.