
Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, tha se në dosjen ndaj tij shfaqen persona anonimë që, sipas tij, nuk ekzistojnë.
Plarent Ndreca deklaroi se, përveç një emri të përmendur më herët, në dosje figuron edhe një tjetër person, që sipas tij nuk ka identitet real dhe nuk ka firmosur denoncime.
Ai e cilësoi çështjen si të motivuar politikisht dhe akuzoi për përdorim të drejtësisë për të goditur një kundërshtar politik.
Sipas tij, Veliaj nuk ka pasur për një kohë të gjatë akses të plotë në dosje, ndërsa shtoi se procesi mund të marrë një kthesë në favor të tij.