
Në Tiranë vijon sot dita e dytë e Samitit të Diasporës, me diskutime mbi rolin e shqiptarëve jashtë vendit në zhvillimin politik dhe ekonomik.
Punimet hapen me fjalën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ndërsa kryeministri Edi Rama mban fjalimin kryesor.
Në program janë panele për përfaqësimin e diasporës, biznesin, shëndetësinë dhe kërkimin shkencor, si dhe për çështje të gjuhës shqipe dhe zhvillimit lokal.
Samiti zhvillohet një ditë pas ceremonisë hapëse, ku presidenti Bajram Begaj vlerësoi diasporën dhe dekoroi disa figura me kontribut.
Aktiviteti synon forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe institucioneve shqiptare.