
Partia Demokratike dhe aleatët e saj zhvilluan dje një tjetër protestë në Tiranë, në kuadër të aksionit opozitar të nisur muajt e fundit.
Protesta u mbajt para Kryeministrisë, me pjesëmarrjen e drejtuesve dhe deputetëve të opozitës.
Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, tha se protestat janë pjesë e një beteje për lirinë dhe demokracinë, duke shtuar se, sipas tij, ato kanë filluar të japin rezultat.
Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ka paralajmëruar vazhdimin e protestave.
Një protestë kombëtare është njoftuar për 17 prill.