Palët bien dakord për vijimin e shërbimit dhe diskutojnë subvencionin për karburantin.

Transporti urban dhe ndërqytetas rikthehet në normalitet pas një marrëveshjeje mes Shoqatës së Transportit dhe autoriteteve qendrore e vendore.
Shoqata tha se nga sot shërbimi do të vijojë me kapacitet të plotë.
Palët diskutuan edhe një subvencion për litër karburant, por vlera nuk është përcaktuar ende.
Një takim tjetër pritet javën e ardhshme për çështje të tjera financiare, përfshirë TVSH-në, akcizën dhe kategoritë që udhëtojnë falas.