29.10.2026
Politike

PROTESTË/Opozita rikthen protestën në bulevard para Kryeministrisë

Tubimi nis në 19:00, policia paralajmëron kufizime të qarkullimit.

Partia Demokratike mban sot protestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.

Tubimi nis në orën 19:00 dhe pritet të zgjasë deri në 22:00.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, pritet t’u drejtohet mbështetësve me fjalim nga podiumi.

Protesta rikthen formatin me fjalime në shesh, ndryshe nga tubimet e mëparshme në lëvizje.

Policia e Tiranës tha se ka marrë masa për mbarëvajtjen dhe u ka kërkuar organizatorëve të shmangin çdo incident.

Për shkak të tubimit, disa akse kryesore do të bllokohen nga pasditja deri në përfundim të protestës.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.