29.10.2026
Politike

Gjykata e Lartë vendos për “arrestin me burg”

Gjykata e Lartë pritet të vendosë sot për njëhsimin e praktikës gjyqësore mbi kushtet e aplikimit të masës së sigurisë “arrest në burg”.

Kolegjet e Bashkuara shqyrtojnë kërkesën e Prokurorisë së Apelit për rastin e Bektesh Zenelit dhe mund të rishikojnë vendimin unifikues të vitit 2011, që përdoret aktualisht nga gjykatat.

Nisma është ndërmarrë nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i cili kërkon ndryshime në tre pika kyçe.

Së pari, gjykatat mund të detyrohen të arsyetojnë pse masat më të lehta nuk janë të përshtatshme. Së dyti, rrezikshmëria nuk mund të bazohet vetëm te vepra penale. Së treti, barra e provës mund të zhvendoset nga i akuzuari te organet e drejtësisë.

Vendimi kërkon shumicën e votave të gjyqtarë

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.