
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian në Jerevan, me liderë nga 48 vende dhe pjesëmarrjen për herë të parë të Kanadasë.
Në mbërritje, Rama e cilësoi takimin një mundësi për të koordinuar qëndrimet dhe për të shtyrë përpara bashkëpunimin në Europë.
Ai theksoi se procesi i zgjerimit kërkon veprim më të shpejtë nga Bashkimi Europian. “Një BE jo e plotë është më e dobët dhe më e cenueshme”, tha ai.
Rama shtoi se Europa duhet të rrisë rolin e saj në sigurinë kolektive, duke forcuar dimensionin europian të NATO-s.
Kryeministri u prit nga homologu armen Nikol Pashinyan në hapje të punimeve të samitit.