30.10.2026
Sociale

Ekspertët kërkojnë rishikim e kodit penal pas aksidentit tragjik

Aksidenti fatal në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë, po shton presionin për ndryshime në sigurinë rrugore.

Eksperti Islam Qibini e cilëson ngjarjen një “kambanë alarmi” dhe kërkon rishikimin e ndryshimeve të vitit 2023 në Kodin Rrugor.

Sipas tij, rregulli që lejon drejtuesit të shmangin pezullimin e patentës duke paguar dyfishin e gjobës ka dobësuar disiplinën në rrugë.

Ai kërkon më shumë kontrolle në terren dhe ndalim të menjëhershëm të drejtuesve që shkelin rregullat, si shpejtësia e lartë apo parakalimet e rrezikshme.

Qibini propozon edhe test psikologjik për drejtuesit, sipas praktikave të vendeve të BE-së.

Një tjetër aksident fatal u regjistrua të hënën, duke theksuar shqetësimin për sigurinë rrugore.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.