
Kuvendi miratoi aktin normativ për akcizat, por rrëzoi propozimet e opozitës për uljen e taksave mbi karburantet.
Akti normativ u miratua me 85 vota pro dhe 25 kundër. Ai u prezantua nga ministri i Financave, Petrit Malaj.
Opozita kërkoi uljen e taksës së qarkullimit, uljen e akcizës mbi naftën dhe heqjen e akcizës së gazit për industrinë prodhuese.
Shumica socialiste i rrëzoi të gjitha propozimet, përfshirë edhe nismën për një mekanizëm reagimi ndaj krizave të furnizimit dhe çmimeve të karburanteve.
Kryeministri Edi Rama, i kërkuar nga opozita për interpelanca gjatë ditës, mbërriti në Kuvend vetëm në fund të seancës, pas mesnate, për votimet.
Seanca u mbyll rreth orës 00:35.