29.10.2026
Politike

Protesta e PD-së sot në 19:00, bllokohen rrugë në qendër të Tiranës

Partia Demokratike do të zhvillojë sot në orën 19:00 protestën para Kryeministrisë, ndërsa Policia ka njoftuar bllokime të përkohshme në disa rrugë kryesore të Tiranës.

Tubimi do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së Këshillit të Ministrave.

Sipas Policisë së Shtetit, masat janë marrë për garantimin e sigurisë publike dhe mbarëvajtjen e protestës.

Bllokimet kanë nisur nga ora 23:45 e 7 majit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura e Dajtit deri te rruga “Ismail Qemali”. Në këtë segment nuk lejohet as parkimi i automjeteve.

Nga ora 15:00 e 8 majit deri në përfundim të protestës, do të bllokohet edhe qarkullimi nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te Sheshi “Nënë Tereza”.

Kufizime do të ketë edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin zonën përreth Kryeministrisë dhe të përdorin rrugë alternative deri në përfundim të tubimit.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.