30.10.2026
Sociale

GJKKO cakton më 25 maj vendimin për Jonaid Myzyrin

Gjykata e Posaçme ka caktuar 25 majin për shpalljen e vendimit mbi kërkesën e SPAK-ut për pushimin e procedimit ndaj ish-kreut të KPP-së, Jonaid Myzyri.

Myzyri ishte marrë i pandehur për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

Në seancën e sotme, GJKKO mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe pyeti prokurorin e SPAK-ut për arsyet e kërkesës për pushimin e hetimeve.

Prokurori tha se, pas hetimeve dhe verifikimeve, nuk rezulton që Myzyri të ketë kryer vepër penale.

Për të njëjtën çështje janë hetuar edhe anëtaret e KPP-së Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj dhe Enkeleda Bega.

SPAK e mori të pandehur Myzyrin në qershor 2025, lidhur me një tender të vitit 2020 për mirëmbajtjen e disa segmenteve rrugore në veri të vendit. Procedura kishte vlerë rreth 2.2 milionë euro dhe mbulonte 59 kilometra rrugë.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.