
Magjistrati belg Michel Claise thotë se mafia shqiptare po përdor hotelet në Shqipëri për pastrimin e parave, ndërsa po investon edhe në prona të paluajtshme në Marok.
Claise, i njohur për hetimet ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit financiar, tha se grupet shqiptare janë bërë shumë të fuqishme në Belgjikë.
Sipas tij, mafia shqiptare në Belgjikë ka arritur një nivel ndikimi të krahasueshëm me mafien marokene, e cila ka dominuar për vite në trafikun dhe pastrimin e parave.
Ai paralajmëroi gjithashtu se paratë e krimit po ndikojnë edhe në zhvillimin e bregdetit shqiptar.
Sipas Claise, investimet e lidhura me mafien po ushtrojnë presion mbi bregdetin e Shqipërisë, veçanërisht përmes hoteleve dhe sektorit të pasurive të paluajtshme.