29.10.2026
Politike

Kuvendi debaton për investimet dhe integrimin europian

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të enjten, 14 maj, në orën 10:00, për një seancë plenare ku në fokus janë klima e investimeve, procesi i integrimit në Bashkimin Europian dhe një seri interpelancash me qeverinë.

Seanca nis me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së kaluar dhe njoftime, dhe më pas do të zhvillohet debat mbi gjetjet e raportit vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.

Kuvendi do të shqyrtojë gjithashtu projektrezolutën “Për procesin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në BE”.

Interpelanca me kryeministrin Edi Rama do të zhvillohet sipas kërkesës së deputetit Tritan Shehu. Përveç tij, disa ministra do të përballen me pyetje: zëvendëskryeministrja Albana Koçiu do të debatojë me deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri, ministri i Financave Petrit Malaj me deputetin Eno Bozdo, ndërsa ministri i Brendshëm Besfort Lamallari me deputetët Erion Braçe, Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.