
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se opozita do të vijojë aksionin politik kundër qeverisë, pas protestës së zhvilluar të hënën para Kryeministrisë.
Në fjalën para mbështetësve, Berisha tha se opozita do të vazhdojë qëndresën e saj, duke e lidhur atë me rikthimin e votës së lirë dhe me të ardhmen europiane të vendit.
Ai akuzoi qeverinë për korrupsion, varfërim të qytetarëve dhe rritje të kostos së jetesës.
Berisha tha se Shqipëria, sipas tij, nuk plotëson standardet e nevojshme për integrimin në Bashkimin Europian, përveç rëndësisë gjeopolitike që ka vendi.
Megjithatë, ai theksoi se opozita e mbështet integrimin europian, pasi Shqipëria duhet të mbetet pjesë e hapësirës perëndimore.
Kreu i PD-së paralajmëroi se protestat dhe aksioni opozitar do të vijojnë pas përfundimit të proceseve të brendshme në parti.