
Kryeministri Edi Rama tha se grupi i punës për zgjerimin në BE, COELA, i ka dhënë dritën jeshile raportit të piketave të ndërmjetme, IBAR, për Shqipërinë.
Sipas Ramës, dosja tani do të kalojë në COREPER, këshillin e ambasadorëve të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Kryeministri tha se më 26 maj, në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE pritet të mbyllë fazën hyrëse dhe të hapë fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit.
Rama iu përgjigj kritikëve që, sipas tij, kishin thënë se negociatat ishin bllokuar dhe se Shqipëria ishte ndëshkuar nga BE-ja.
Ai akuzoi opozitën se ka dëmtuar imazhin e vendit përmes protestave dhe deklaratave kundër qeverisë në arenën ndërkombëtare.