29.10.2026
Politike

Shqipëria dënon sulmin rus me dron në Rumani

Shqipëria ka dënuar sulmin rus me dron në qytetin Gala?i të Rumanisë, ku u godit një ndërtesë banimi dhe u plagosën civilë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e cilësoi incidentin si përshkallëzim serioz dhe të papërgjegjshëm nga Rusia.

Në reagim, Shqipëria shprehu solidaritet me autoritetet dhe popullin rumun, si dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

Ministria tha se sulmi tregon se pasojat e luftës së Rusisë kundër Ukrainës po kërcënojnë edhe sigurinë e civilëve përtej kufijve ukrainas.

Autoritetet theksuan se do të vazhdojnë të mbështesë përpjekjet e aleatëve dhe partnerëve për t’i dhënë fund luftës.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.