29.10.2026
Politike

Antonio Costa sot në Tiranë, në fokus zgjerimi i BE-së

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, viziton sot Shqipërinë si pjesë e turit në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, me mesazhin se zgjerimi i BE-së mbetet i mundshëm.

Costa pritet të takohet rreth orës 11:00 me kryeministrin Edi Rama.

Para vizitës, ai tha se turi në rajon synon të japë një sinjal të qartë për Ballkanin Perëndimor.

“Angazhimi ynë ndaj Ballkanit Perëndimor është real; dhe kështu është edhe mundësia e zgjerimit. Momenti është aty. Tani është koha për të dhënë rezultate”, shkroi Costa në rrjetin X.

Vizita në Tiranë vjen para Samitit BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.

Samiti pritet të fokusohet te përparimi i vendeve të rajonit drejt BE-së, Plani i Rritjes, stabiliteti rajonal dhe afrimi me standardet evropiane.

Mali i Zi dhe Shqipëria shihen si vendet më të avancuara në procesin e zgjerimit.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.