29.10.2026
Politike

Rama: Protesta për Zvërnecin ka humbur arsyen reale

Kryeministri Edi Rama tha se protestat për projektin në Zvërnec kanë humbur arsyen reale dhe i cilësoi ato të ndikuara nga interesa të huaja kundër zhvillimit të turizmit në Shqipëri.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama tha se Shqipëria do të vijojë rrugën e zhvillimit sipas mandatit që, sipas tij, qeveria ka marrë nga qytetarët në zgjedhjet e fundit.

Ai publikoi pamje nga protesta dhe kritikoi pjesëmarrësit që, sipas tij, e shohin Shqipërinë përmes frikës dhe kundërshtimit të çdo projekti të madh.

Rama tha se protesta ka humbur çdo arsye reale dhe se po ushqehet nga “ajri toksik i luftës hibride”.

Kryeministri shtoi se Shqipëria do të synojë të hyjë në “Ligën e Kampionëve të Turizmit”, pavarësisht kundërshtimeve ndaj projekteve të reja.

Protestat janë zhvilluar pas ngjarjes në Portonovë, Zvërnec, ku një protestues u tërhoq me forcë nga punonjës të sigurisë private gjatë kundërshtimit të një projekti turistik në zonë.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.