
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, viziton sot Prishtinën në kuadër të turit të tij në Ballkanin Perëndimor, para samitit BE-rajon.
Costa pritet të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe me drejtues të partive opozitare.
Vizita zhvillohet në një moment kur Bashkimi Evropian po kërkon të rrisë angazhimin me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të nxisë reformat që lidhen me integrimin evropian.
Një ditë më parë, Costa qëndroi në Shqipëri, ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe vlerësoi përparimin e Tiranës në procesin e negociatave me BE-në.
Ai theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimi i institucioneve demokratike dhe pavarësia e gjyqësorit mbeten kushte të rëndësishme për përparimin drejt BE-së.
Turi i Costës në rajon zhvillohet përpara samitit të ardhshëm mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.