
Gjermania dhe Franca pritet të prezantojnë një plan të ri për t’u dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë më shumë përfitime para anëtarësimit të plotë në BE.
Sipas një dokumenti të përbashkët, vendet kandidate që përmbushin kriteret e anëtarësimit mund të marrin akses më të gjerë në tregun e përbashkët evropian.
Plani parashikon edhe mundësinë që këto vende të dërgojnë vëzhgues në institucionet e BE-së.
Kancelari gjerman Friedrich Merz pritet ta prezantojë nismën sot në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tivat.
Propozimi përfshin Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Moldavinë.
Nisma synon të lidhë më qartë përfitimet me përmbushjen e reformave dhe të nxisë procesin e zgjerimit.