
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Shtetet e Bashkuara i kanë hequr atij dhe familjarëve ndalimin e udhëtimit.
Berisha tha se vendimi erdhi pas një rishqyrtimi nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Sipas tij, vendimi i mëparshëm i administratës amerikane është korrigjuar që nga dita e djeshme.
Berisha falënderoi administratën e presidentit Donald Trump dhe sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Ai tha se vendimi i vitit 2021 ndaj tij dhe familjes së tij ishte i padrejtë dhe i motivuar politikisht.
Berisha falënderoi familjen, bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike për mbështetjen gjatë kësaj periudhe.
Ai u bëri thirrje demokratëve të vazhdojnë përpjekjet për, siç tha, rikthimin e votës së lirë.
Sali Berisha u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit më 19 maj 2021.