
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përjashtoi mundësinë e dorëheqjes së qeverisë pas kërkesave të protestuesve para Kryeministrisë.
Pas mbledhjes së qeverisë, Gonxhja tha se Shqipëria është “më mirë se kurrë më parë” dhe se qeveria nuk mund t’i lërë punët në mes.
Ai tha se mazhoranca ka një mandat të marrë nga qytetarët dhe duhet ta çojë përpara.
Gonxhja shtoi se qeveria është në proces reflektimi dhe analize për të përmirësuar vendimmarrjen në interes të qytetarëve.
Deklarata e tij erdhi ndërsa protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë.