30.10.2026
Sociale

Banorët e pallatit pranë QSUT presin ende zgjidhje pas zjarrit

Kanë kaluar afro tre muaj nga zjarri që përfshiu pallatin pranë QSUT-së, por banorët thonë se ende nuk kanë një zgjidhje konkrete.

Godina, e ndërtuar nga kompania e lidhur me Armand Lilon, u dogj me shpejtësi dhe la dhjetëra familje jashtë banesave.

Pas zjarrit, kryeministri Edi Rama deklaroi se rindërtimi do të bëhej nga firma ndërtuese “Arlis Construction”.

Por banorët thonë se deri tani nuk ka nisur as restaurimi i godinës dhe as kompensimi i dëmeve.

Familjet e prekura vijojnë të jetojnë në pasiguri, ndërsa kërkojnë një afat të qartë për kthimin në banesat e tyre.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.