Eurodeputetja Ilaria Salis ka mbërritur në Tiranë dhe pritet t’u bashkohet protestave që po zhvillohen para Kryeministrisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Salis tha se do të marrë pjesë në manifestime dhe do të takohet me aktivistë të protestës.
Ajo e shoqëroi postimin me simbolin e flamingos, i përdorur nga protestuesit në Tiranë.
Prania e saj ka shkaktuar diskutime politike, ndërsa mbetet e paqartë kush e ka ftuar dhe me cilët organizatorë do të zhvillojë takime.
Protestat nisën kundër projektit turistik në Zvërnec, por më pas u zgjeruan me kërkesa politike kundër qeverisë.