
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë pritet të shpallë sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Mbledhja e KQZ-së është parashikuar të nisë në orën 11:00.
Sipas rezultateve paraprake, Lëvizja Vetëvendosje pritet të ketë 53 deputetë.
PDK pritet të ketë 22 deputetë, LDK 18, ndërsa Aleanca 7.
Megjithatë, Vetëvendosje nuk ka shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme.
Rezultati e lë të hapur çështjen e formimit të qeverisë së re dhe të zgjedhjes së presidentit.