
Sot në Bruksel mbahet Konferenca IX Ndërqeveritare Shqipëri–BE, ku pritet të mbyllen provizorisht tre kapitujt e parë të negociatave: 25 (Shkenca dhe Kërkimi), 26 (Arsimi dhe Kultura) dhe 30 (Marrëdhëniet me Jashtë).
Miratimi i Pozicionit të Përbashkët nga COREPER më 10 korrik konfirmon progresin e qëndrueshëm të Shqipërisë në reforma dhe përafrimin me Acquis-in evropian.
Kjo është konferenca e nëntë që nga hapja e negociatave më 2022. Tashmë janë hapur të 6 grup-kapitujt. Mbyllja e parë e kapitujve nis fazën finale të procesit.