29.10.2026
Politike

Rama: Në drejtim të duhur, kalendari ambicioz për 30 kapitujt e mbetur

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është në drejtim të duhur me kalendarin ambicioz për mbylljen e 30 kapitujve të mbetur të negociatave me BE-në, pas konferencës së IX Ndërqeveritare në Bruksel.

“Nuk kemi arsye të besojmë se do të ketë ndryshim atmosfere,” tha Rama, duke theksuar se ritmi i reformave dhe detyrat e shtëpisë janë kyçe. Ai u shpreh “tragjikisht optimist” për ecurinë dhe vlerësoi presidencën irlandeze, duke shtuar se të gjitha vendet në Koalicionin e të Vullnetshmëve janë të prirura për të përshpejtuar procesin.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.