
Partia Demokratike ka përfunduar procesin e zgjedhjes së strukturave të reja drejtuese në Këshillin Kombëtar, që zgjati deri në mëngjesin e 16 korrikut.
Flamur Noka u rikonfirmua Sekretar i Përgjithshëm me 184 vota, duke mposhtur Saimir Koreshin (84 vota).
Nënkryetarë të rinj u zgjodhën Erisa Bajaziti, Belind Këlliçi dhe Nikola Kedhi, të gjithë nën moshën 35 vjeç. Sekretariati përbëhet nga Klevis Balliu (Organizativ), Andi Mustafaj (Burimet Njerëzore), Marash Logu (Çështjet Ligjore) dhe Viola Kapedani (Marrëdhëniet me Publikun).
13 nga 15 anëtarët e Sekretariatit janë për herë të parë në Kryesi, duke shënuar një rinovim të dukshëm të lidershipit.