
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, duke paralajmëruar se çdo shkelje që bllokon trafikun do të ndëshkohet.
“Nëse mendoni se jeni të privilegjuar dhe mund të bëni ç’të doni në trafik, përshëndeteni pak dronin sipër jush dhe prisni patrullën me gjobën tuaj,” deklaroi Lamallari në rrjetet sociale.
Ministri njoftoi se dronëve të Policisë do t’u shtohen së shpejti kamerat inteligjente të sistemit Smart City në akset kombëtare dhe rrugët kryesore, për të garantuar zbatimin e ligjit dhe rritjen e sigurisë rrugore pa përjashtim për askënd