
Kryeministri Edi Rama deklaroi se 11 mijë fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike, i realizuar nga qeveria.
“Prej kohësh mbështetja ishte bërë realisht e pamjaftueshme. Ne premtuam dyfishimin dhe sot është realitet,” tha Rama nga Qendra Sociale “Jonathan”.
Ai njoftoi gjithashtu se buxheti i shtetit do të paguajë sigurimet shëndetësore dhe shoqërore për të gjitha nënat kujdestare, “njësoj sikur të ishin në punë”, duke i garantuar atyre akses në sistemin shëndetësor dhe pension të merituar.
Rama theksoi se Shqipëria ka tashmë një sistem mbrojtjeje shoqërore më funksional dhe më efikas.