
Stuhitë lokale që përfshinë vendin mbrëmjen dhe natën e kaluar kanë shkaktuar dëme të vogla materiale dhe disa të plagosur, kryesisht në zonat bregdetare.
Në Sarandë, era e fortë rrëzoi një pishë mbi degët e stadiumit, duke dëmtuar automjete dhe duke plagosur disa persona, nga të cilët 3 kërkuan ndihmë në spital. Një nga të plagosurit u godit nga degët e një peme ndërsa lëvizte me motor.
Në Vlorë, era e fuqishme detyroi bizneset në Lungomare të mbledhin mobiljet, ndërsa pushuesit u larguan nga bregdeti për shkak të rrezikut nga rrëzimi i pemëve.
Reshjet dhe erërat përfshinë gjithashtu qarkun e Kukësit, duke i dhënë fund valës së të nxehtit.