
Protestuesit u përplasën me policinë paraditen e së enjtes para Kuvendit, pak para nisjes së seancës plenare.
Ata hoqën një pjesë të gardhit metalik dhe hodhën vezë, domate dhe shishe plastike drejt efektivëve. Organizatorët u kërkuan të mos sulmonin policinë.
Sipas raportimeve, një efektiv mbeti i lënduar.
Protestuesit u përpoqën gjithashtu të bllokonin qarkullimin pranë kryqëzimit të Rrugës së Elbasanit.
Policia kishte vendosur masa të shtuara sigurie, me gardhe metalike, forca shtesë dhe autobotë me ujë pranë Kuvendit.