29.10.2026
Politike

Veliaj sfidon dekretin që emëroi prokurorin Dado

Gjykata Administrative nisi shqyrtimin e padisë së Erion Veliajt kundër dekretit që emëroi Ols Dadon në detyrën e prokurorit.

Kryebashkiaku i Tiranës kërkon që dekreti të shpallet i paligjshëm. Të paditur në proces janë Dado dhe institucioni i Presidentit të Republikës.

Në seancë munguan përfaqësuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Avokaturës së Shtetit.

Gjykata po shqyrton fillimisht kërkesat procedurale, përpara se të kalojë te themeli i padisë.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.