
Platforma “Pasqyra Albania” do të njoftojë në kohë reale qytetarët që ndodhen në zona të rrezikuara nga zjarret ose përmbytjet, deklaroi kryeministri Edi Rama.
Sipas tij, platforma do të integrojë edhe e-Albania dhe do t’u tregojë qytetarëve statusin e kërkesave të tyre, afatin e përgjigjes, institucionin përgjegjës dhe fazën ku ndodhet një procedurë.
Rama tha se për çdo shërbim apo projekt publik do të publikohen dokumentet, afatet, institucioni përgjegjës dhe ecuria e punës.
Platforma do të përdoret gjithashtu për të njoftuar qytetarët në celular për ndryshime ligjore ose rregullatore që i prekin drejtpërdrejt. Sipas Ramës, këto njoftime mund të dërgohen edhe përmes WhatsApp-it.