
Kryeministri Edi Rama ka propozuar Klodiana Spahiun për postin e ministres së Shëndetësisë, një ditë pas dorëheqjes së Evis Salës.
Spahiu është mjeke kardiologe dhe ka përfunduar studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Tiranës në vitin 1997, ndërsa më pas është specializuar në kardiologji.
Ajo ka punuar në QSUT dhe në Spitalin e Durrësit, ku ka mbajtur edhe detyrën e drejtoreshës. Spahiu ka kryer specializime në Itali në kardiologjinë joinvazive dhe invazive dhe ka përfunduar një master profesional në menaxhim shëndetësor.
Ajo ka gjithashtu përvojë akademike si pedagoge dhe mban titullin “Doktore e Shkencave Mjekësore”.