30.10.2026
Sociale

Shpërthen bombula e gazit në Brryl, plagosen tre punonjës

Shpërthimi ndodhi ndërsa një automjet po furnizohej me gaz; tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Një bombul gazi shpërtheu mëngjesin e së mërkurës në një pikë karburanti në zonën e Brrylit, në Tiranë, duke plagosur tre punonjës.

Sipas Policisë, shpërthimi ndodhi ndërsa një automjet po furnizohej me gaz. Tre punonjësit u dërguan në Spitalin e Traumës dhe ndodhen në gjendje të stabilizuar.

Shpërthimi shkaktoi dëme të mëdha në pikën e karburantit dhe shembjen e pjesshme të një godine njëkatëshe pranë saj.

Policia po heton shkakun dhe rrethanat e ngjarjes.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.