
Qytetarë dhe përfaqësues të opozitës u mblodhën më 8 tetor para Kuvendit, ndërsa në seancë diskutohej projektligji për reformën administrativo-territoriale. Nisma e Partisë Socialiste parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46.
Policia ndërtoi perimetër sigurie dhe pozicionoi efektivë përgjatë zonës nga Xhamia e Namazgjasë drejt Ministrisë së Brendshme. Euronews Albania raportoi se rruga përpara Parlamentit ishte e hapur për kalim në orët e para të seancës, ndërsa u njoftuan masa të shtuara sigurie.