19.11.2026
Sport

Shqipëria mëson kundërshtarët e Evropianit U21 javën e ardhshme

Janë plotësuar 16 skuadrat e Evropianit U21, që do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi. Shorti hidhet më 26 nëntor në Beograd.

TIRANË — Janë përcaktuar 16 skuadrat që do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të futbollit U21, që do të zhvillohet verën e ardhshme në Shqipëri dhe Serbi.

Holanda, Çekia, Finlanda dhe Greqia siguruan katër vendet e fundit në turne pas ndeshjeve të fazës play-off.

Shqipëria, që do të marrë pjesë për herë të parë në fazën finale, do t’i mësojë kundërshtarët më 26 nëntor, kur hidhet shorti në Beograd. Kampionati do të zhvillohet nga 16 qershori deri më 3 korrik 2027.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.