TIRANË — Federata Shqiptare e Futbollit caktoi të mërkurën datat dhe oraret e ndeshjeve të Kategorisë Superiore deri në fund të vitit.
Tirana dhe Partizani do të përballen më 6 dhjetor, në orën 16:00. Një tjetër derbi i kryeqytetit, mes Dinamos dhe Partizanit, do të luhet më 27 nëntor.
Kampionati vazhdon të premten me ndeshjet Skënderbeu–Egnatia dhe Elbasani–Dinamo. Java e 18-të do të jetë e fundit për këtë vit.