BRUKSEL, 5 nëntor – Shqipëria mund t’i përfundojë negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027, por duhet të ruajë ritmin e reformave dhe të forcojë dialogun politik.
Në raportin e publikuar të mërkurën, Komisioni Europian vlerëson përparimin e Shqipërisë, veçanërisht në procesin e negociatave dhe reformat në drejtësi. Synimin për vitin 2027 e cilëson ambicioz, por të arritshëm.
Vendi ka hapur të 33 kapitujt dhe ka mbyllur përkohësisht katër prej tyre.
Komisioni kërkon vazhdimin e luftës kundër korrupsionit, forcimin e institucioneve dhe bashkëpunim më të madh mes forcave politike.
Raporti përmend edhe protestat e gjera në vend dhe thekson nevojën për dialog.
Përfundimi i negociatave në vitin 2027 mbetet objektiv, jo afat i garantuar. Anëtarësimi kërkon më pas miratimin e të gjitha vendeve të BE-së.