TIRANË, 9 nëntor – Policia ka vendosur gjobën e parë prej 500 mijë lekësh në zbatim të paketës së re kundër dhunës gjatë protestave.
I gjobituri është një i ri me maskë, i identifikuar pas protestës së së shtunës para Kryeministrisë.
Sipas policisë, ai hodhi gurë dhe kapsolla dhe nuk iu bind thirrjeve për të ndaluar veprimet e dhunshme.
Paketa e miratuar më 28 tetor parashikon gjoba nga 50 mijë deri në 500 mijë lekë për shkeljet e përcaktuara në ligj.